image ZYRTARE: Man Utd kompleton blerjen e Martinez nga Ajax

Futboll

ZYRTARE: Man Utd kompleton blerjen e Martinez nga Ajax

news image

Manchester United ka kompletuar blerjen e argjentinasit Lisandro Martinez nga Ajax.

Argjentinasi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare deri në qershor 2027, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Klubi anglez i ka paguar 48.5 milion funte të garantuara si dhe 8.5 milionë funte të tjera bonuse për futbollistin.

Martinez bëhet blerja e tretë për Manchester United këtë verë, pas Tyrell Malacia dhe Christian Eriksen.

/GazetaSinjaliSport/