image E kryer: Man Utd arrin marrëveshje të plotë me Ajax për Martinez

Futboll

E kryer: Man Utd arrin marrëveshje të plotë me Ajax për Martinez

news image

Manchester United ka arritur marrëveshje të plotë me Ajax për transferimin e Lisandro Martinez.

Pas një takimi të mbajtur të mërkurën mes dy palëve, është arritur më në fund marrëveshja e plotë mes klubeve, me një tarifë që mund të shkojë deri në 55 milionë euro.

24-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me klubin anglez deri më 2027, thekson Fabrizio Romano.

Faktor kyç në këtë transferim ishte trajneri Erik ten Hag i cili kishte punuar disa vite me të në Ajax, përpara se t’i bashkohej Man Utd këtë verë.

/GazetaSinjaliSport/