image I ngutet Man Utd-s: Pas Casemiros, nuk heq dorë as nga Antony i Ajaxit

Futboll

I ngutet Man Utd-s: Pas Casemiros, nuk heq dorë as nga Antony i Ajaxit

news image

Pasi thuajse ka kryer transferimin e Casemiros nga Real Madridi, Manchester United po fokusohet në sjelljen edhe të një sulmuesi në skuadër.

‘Djajtë e Kuq’ i kanë vënë syrin anësorit të Ajax, brazilianit Antony.

Gjatë ditës së djeshme ‘Athletic’ raportoi se Ajax kishte refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurosh për 22-vjeçarin, pasi klubi holandez nuk e konsideron në shitje futbollistin.

Ndërkohë gazetari italian, Fabrizio Romano tani thekson se Manchester United nuk po heq dorë nga Antony dhe klubi po planifikon të provojë përsëri pas ofertës së refuzuar, pasi ata mendojnë se Antony me të vërtetë dëshiron lëvizjen tek klubi anglez.

Sipas Romanos, ende nuk dihet nëse Antony do të startojë për Ajaxin të dielën, gjersa alternativa tjetër, Cody Gakpo mbetet një opsion më i lirë për United.

/GazetaSinjaliSport/