image Ajax refuzon ofertën 90 milionëshe nga Man Utd për Antonyn

Futboll

Ajax refuzon ofertën 90 milionëshe nga Man Utd për Antonyn

news image

Ajax ka refuzuar edhe ofertën më të fundit të propozuar nga Manchester United për Antonyn.

Skuadra e ‘djajve’ e ka bërë objektiv kryesor transferimin e anësorit brazilian gjatë kësaj merkato.

Sidoqoftë, ky transferim nuk po duket aspak lehtë i realizueshëm, pasi klubi holandez po reziston që ta shesë futbollistin, përkundër dëshirës së lojtarit për t’iu bashkuar klubit anglez.

Siç raporton Fabrizio Romano, oferta e re e Manchester United është refuzuar nga Ajax më herët gjatë ditës së sotme.

90 milionë euro po konsiderohen të pamjaftueshme dhe Antony është i zhgënjyer me Ajaxin, pasi ai dëshiron vetëm United.

Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse Man United do të rrisë ofertën për brazilianin apo do të kërkojë opsione të tjera.

/GazetaSinjaliSport/