image Kurti ankohet për fusnotën gjatë fjalimit të Këshillit të Evropës në Prishtinë

Politikë

Kurti ankohet për fusnotën gjatë fjalimit të Këshillit të Evropës në Prishtinë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i ftuar në ngjarjen e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë për përmbylljen e projektit “Promovimi i Demokracisë Lokale”.

Kurtit s’i ka pëlqyer vendosja e fusnotës në emërtimin Kosovo nga organizatorët për çka ka shprehur pakënaqësi pasi ngjarja sipas tij po ndodhë në Kosovë e jo në arenën ndërkombëtare.

“Ne e dimë që në forume të ndryshme ndërkombëtare dhe evropiane e kemi bezdi fusnotën këtë asteriksin që i mvishet emërtimit të vendit tonë po ashtu e dimë se është një trashëgimi e hidhur nga qeveritë e mëhershme. Por më lejoni të shpreh pakënaqësi me mënyrën e përdorimit të asteriksit sepse kjo nuk reflekton realitetin e një Kosove të pavarur dhe sovrane të njohur nga shumica e shteteve të Këshillit të Evropës por as edhe të marrëveshjes së trashëguar nga dialogu në Bruksel për përfaqësimin rajonal”, deklaroi Kurti gjatë fjalimit të tij në këtë ngjarje.

Ai tutje tha se “Në raport asteriksi është përdorur sa herë që përdoret emërtimi Kosovo, kurse ka vetëm një referencë në fillim të raportit që shpjegon asteriksin e cila është ndryshe nga çdo referencë tjetër që kemi hasur, kjo është më e rëndë sepse po ndodh në Kosovë jo diku në arenën ndërkombëtare besoj se ky keq citim e ky keqpërdorim duhet adresuar dhe përmirësuar”.

Kryeministri Kurti ditë më parë ishte prezent në Bruksel ku u takua me zyrtarët evropianë për të diskutuar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.

Shefi i qeverisë aty u prezantua me fusnotë në emërtimin e shtetit të Kosovës.

Videon nga KP mund ta shikoni duke klikuar këtu.

/GazetaSinjali/