image Zvogëlohet numri i lindjeve/ Migrimi në rritje

Sociale

Zvogëlohet numri i lindjeve/ Migrimi në rritje

news image

Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kanë organizuar tryezën e diskutimit me temën “Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigja: Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjave, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qëndron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve”.

Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e zyrës së UNFPA-së në Kosovë tha se pandemia e ka përshpejtuar rritjen e fertilitetit, që sipas saj, këto lajme kanë nxitur ankth.

Ajo shtoi se edhe Kosova po përballet me migrimin, derisa theksoi se institucionet duhet të ofrojnë politika për të ardhmen e qytetarëve.

Pandemia mund ta ketë përshpejtuar trendin global drejt nivelit të ulët të fertilitetit, lajmet me rënien e lindjeve kanë nxitur ankth. Në Evropën Lindore ky problem është rritur edhe nga emigracioni. Edhe Kosova po përballet me çështjen e migrimit dhe institucionet duhet të ofrojnë politika për të ardhmen e tyre”, tha Nimani.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku, përmendi disa nga masat që ka marrë Qeveria Kurti 2 në zvogëlim të fertilitetit.

Ne duhet të krijojmë një shtet ku të rinjtë të qëndrojnë dhe t’i krijojnë familjet e tyre. Jemi ballafaquar me Covid-19 dhe kemi pasur rënie të numrit të lindjeve në nivel global, edhe ngase dëshira dhe mundësia nuk janë të njëjta. Qeveria Kurti 2 ka ndërmarrë masa në këtë drejtim dhe vetëm shkurt do t’i përmendi disa prej tyre, që janë masa emergjente”, u shpreh Kollçaku.

Kemi ligje shumë të mira dhe do t’i monitorojmë a po zbatohen ato. Ne kemi shumë qytetarë që ndër vite e kanë lëshuar Kosovën, por nuk ndalet me fjalë. Shuma e pakos ekonomike është 420 milionë euro”, theksoi ajo.

“Si parakusht që ne t’i realizojmë këto është që mos të keqpërdoret paraja publike sepse, sado që kemi qenë të varfra, ne kemi qenë më shumë të vjedhur. Qeveria e ka fokus të luftojë krimin”, shtoi Kollçaku.

Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, theksoi se Covidi ka shkaktuar tkurrje sa i përket rritjes së trendit të fertilitetit.

Mirëpo, Richardson tha se shumë shtetet kanë gjetur alternativa të ndryshme të cilat kanë pasur ndikim pozitiv për të ndaluar këtë trend.

Ne jemi në një moment ku për një kohë kemi parë se është zvogëluar numri i lindjeve dhe kjo është diçka se krejt mund të pajtohemi dhe ky zvogëlimi i lidhjeve do të qëndroj për një kohë dhe Covidi ka shkaktuar tkurrje edhe më të madhe të këtij lloj trendi, dhe ka tendenca që të bëhet rikthimi”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo përmendi se popullata është krenari për kapitalin njerëzor dhe se “kjo lidhet me identitetin tonë dhe është një sens i shqetësimit për zvogëlimin e numrit të popullatës, e sidomos në Ballkanin Perëndimor, çka po bën qeveria dhe çka kemi vërejt ku ka pasur efekte pozitive”.

Ajo shtoi se, “Nëse flasim për fertilitetin, ne e dimë se kur me pasë një fëmijë, sa fëmijë dhe kjo është e drejtë e secilit dhe duhet ta kenë këtë mundësi”.

Ilir Berisha, kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës tha se për shkak të pandemisë regjistrimi i popullsisë është shtyrë për vitin e ardhshëm, raporto EO.

Aktualisht është e angazhuar në projektin e regjistrimit të popullsisë që ka qenë plan të realizohet këtë vit, mirëpo është shtyrë” u shpreh Berisha./Gazeta Sinjali/