Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot gjatë ditës ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, ku diskutuan për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Siç bëhet e ditur në njoftim, kryeministri Hoti, fillimisht e ka njoftuar ambasadorin Lebet për prioritetet e qeverisë për fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me theks të veçantë për masat që po ndërmerr qeveria për zhvillimin ekonomik, pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.
Me këtë rast, kryeministri Hoti falënderoi shtetin e Zvicrës dhe ambasadorin Lebet për mbështetjen dhënë Kosovës në procese të ndryshme, shumë të rëndësishme për vendin, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Zvicrën.
Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, falënderoi kryeministri Hoti për pritje, duke shprehur gatishmërinë që partneriteti ndërmjet dy shteteve të vazhdojë edhe në të ardhmen./ Gazeta Sinjali/