image Zv/ministri i Kulturës: Vjosa Osmani është kapëse e mediave

Kosovë

Zv/ministri i Kulturës: Vjosa Osmani është kapëse e mediave

news image

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Engelbert Zefaj, e ka quajtur presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin si “kapëse të mediave”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, Osmani e ndërroi agjendën e RTV 21, pasi që emisioni që u transmetua sonte, nuk ishte transmetuar asnjëherë në këtë ditë.

“Para 3 ditëve është paralajmëruar se sonte në ora 21:30 do të transmetohet emisioni Start Up, por sonte nuk ndodhi. Vjosës po i prishet imazhi i saj për shkak se u zbulua dinakëria e saj. E ndikuar nga paniku e prishi komplet agjendën e RTV 21 për të dalë para opinionit dhe me folë retorika boshe”, shkroi ndër të tjera në Zefaj në Facebook./Gazeta Sinjali/

VJOSA OSMANI ESHTE KAPSE E MEDIEVE, E NDRYSHOI AGJENDEN E RTV 21! Argumentet: – Te gjithe e dime se historikisht…

Posted by Engelbert Zefaj on Monday, December 14, 2020