image Zv/kryeministrja kërkon falje që u mbyll kufiri me Shqipërinë, por jo ai me Serbinë

Politikë

Zv/kryeministrja kërkon falje që u mbyll kufiri me Shqipërinë, por jo ai me Serbinë

news image

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj u ka kërkuar falje qytetarëve të Kosovës për mbylljen e kufirit me Shqipërinë.

“Së pari duhet t’u kërkojmë falje qyetarëve të Shqipërisë, pasi kufiri me Shqipërinë ka qenë i mbyllur nga qeveria e kaluar, ndërkaq me Serbinë kufiri ka qenë i hapur”, ka thënë ajo në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ndërsa, Ministri i Punës, Skënder Reçica, ka thënë në këtë mbledhje se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet.

“Mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë Reçica./Gazeta Sinjali/