Pas debatit që u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës për respektimin e simboleve shtetërore nëpër zyra, ka reaguar zëvendëskryeministrja nga Nisma, Albulena Balaj-Halimaj.
Përmes një postimi në Facebook, Balaj-Halimaj ka treguar se në zyrën e saj ka vendosur flamurin e Kosovës dhe -deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
“Deklarata e pavarësisë sërish aty ku e ka vendin!Mirënjohje të përjetëshme të gjithë atyre që dhanë jetën për ta bërë të mundur miratimin e kësaj deklarate!”, ka shkruar ajo.
Ajo në fjalën e saj në Kuvend ka treguar se kur është vendosur në zyrën e saj si zëvendëse e kryeministrit Hoti, nuk ka gjetur as flamurin e Kosovës e as deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Madje, ajo ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, ajo zyre ishte shfrytëzuar nga kabineti i Albin Kurtit sa ishte kryeministër./GazetaSinjali/