Hector Bellerin, mbrojtësi i Arsenalit i cili është zëvendëskapiten i klubit londinez i ka dalur në mbrojtje Granit Xhakës pas reagimeve të kosovarit në ndeshjen e fundit.
Bellerin ka thënë se të gjithë janë njerëz dhe emocionet nganjëherë nuk mund të kontrollohen. Ka deklaruar se është kohë që ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe jo të largohen shokët e skuadrës.
“Ne jemi njerëz dhe të gjithë kemi emocione dhe nganjëherë nuk është e lehtë të kontrollohen ato. Është koha që ta ndihmojë njëri-tjetrin të ngrihet lartë dhe jo ta shtyjmë njëri tjetrin. Ne fitojmë vetëm kur jemi të bashkuar”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/