image “Zogut të Tiranës” i dyshuar për prostitucion i zgjatet paraburgimi

Drejtësi

Drejtësi/ “Zogut të Tiranës” i dyshuar për prostitucion i zgjatet paraburgimi

news image

Gjykata e Tiranës lë sërish në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”. Më 12 dhjetor, gjykata ka ricaktuar për Nikajn, masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

I arrestuar më 24 nëntor 2019, Nikaj është në dorën e prokurorisë, që do të bëjë edhe ballafaqimin me biznesmenin dhe me D.N, në hotelin “Autostrada” në Tiranë.

Ai do të ballafaqohet me pronarin e servisit dhe me vajzën D.N, ku u gjetën nga forcat operacionale në momentin e arrestimit. Para gjyqtares Shefkia Demiraj, e cila caktoi 15 ditë burg për Nikajn dhe liroi parukierjen Anjeza Bena, Nikaj tha se nuk ka shfrytëzuar askënd./Gazeta Sinjali/