image Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se kanosi me vrasje kryeministrin Kurti

Siguri

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se kanosi me vrasje kryeministrin Kurti

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit, N.S., pasi dyshohet se kanosi me vrasje kryeministrin Kurti.

Ai dyshohet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Prishtinë, 01 shtator 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.S dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/GazetaSinjali/