image Paraburgim për tre policët e arrestuar

Siguri

Paraburgim për tre policët e arrestuar

news image

Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë.

Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit./REL/

/GazetaSinjali/