image Dërgohet në paraburgim futbollisti i Gjilanit, dyshohet për dhunë në familje

Futboll

Dërgohet në paraburgim futbollisti i Gjilanit, dyshohet për dhunë në familje

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditëve futbollistit të Gjilanit, Theophilus Solomon.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi se në vitin 2021 në Tiranë, Th. S. (futbollist) në shtëpinë e tyre të përbashkët i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës E. P., me çka ka kryer veprën penale “dhunë në familje” nga neni 130/A/1 të Kodit Penal të Shqipërisë, për të cilën vepër është gjykuar me 11 muaj e 6 ditë burgim.

Kjo pasi që sipas vlerësimit të gjyqtarit, i dyshuari mund të arratiset, prandaj i është caktuar masa e paraburgimit.

I njëjti fillimisht është arratisur nga shteti ku e ka kryer veprën penale dhe më pas është vendosur në Kosovë, ku më datë 17 tetor 2022 ka marrë leje qëndrim me vendbanim në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se ai ka shtetësi të Nigerisë, rrethana këto të mjaftueshme se po të gjendet në liri mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë.

/GazetSinjali/