Një person e ka ndezuar qëllimisht një zjarr afër banesave të rrugës C në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi i cili tha se nuk ka pasur persona të lënduar e as arrestimi për këtë rast.
“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me trajtimin e rastit. Nuk ka persona të lënduar e as të arrestuar”, tha Krasniqi.
Kurse, sipas grupit në Facebook “Vrojtuesit e Lagjes” të cilët postuan fotografitë nga vendi i ngjarjes, ky zjarr është shkaktuar nga një banor i asaj pjese i cili edhe u denoncua nga banorët e tjerë./Gazeta Sinjali/