image Zjarri tek bodrumi i verës në Krushë të Vogël, Policia: Po digjen mbeturinat

Siguri

Zjarri tek bodrumi i verës në Krushë të Vogël, Policia: Po digjen mbeturinat

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se sot është përfshirë nga zjarri bodrumi i Krushës së Vogël në Prizren.

Lidhur me rastin, Sinjali ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi i cili ka bërë të ditur se Zjarrfikësit dhe Policia janë në vendin e ngjarjes dhe është duke u bërë përpjekje për të shuar zjarrin.

Sipas zëdhënësit Gashi, zjarri nuk paraqet rrezik për qytetarët, por në një objekt në afërsi të bodrumit janë duke u djegur mbeturinat.

“Njesia e zjarrfikëseve të Prizrenit dhe Policia janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit. Ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet! Nuk paraqet rrezik për qytetarët! Thuhet se një objekt përcjell në afërsi të bodrumit janë duke u kallë mbeturina”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/