Një fëmijë është shpëtuar nga zjarrfikësit e Tiranës gjatë mbrëmjes së sotme, pasi që flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e dytë të një banese në zonën e Freskut në Tiranë.
Si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale, ndërsa familjarëve u është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë.
Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin në kohë rekord.
Aktualisht po monitorohet situata nga shërbimet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet.
Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpëtoi./tch/
Videon mund ta shihni KËTU.