image Zjarrfikësit nisen për t’i shuar flakët në një fshat të Skenderajt por hasin në veturën e vjedhur

Siguri

Zjarrfikësit nisen për t’i shuar flakët në një fshat të Skenderajt por hasin në veturën e vjedhur

news image

Në pasditen e sotme, ekipi i zjarrfikësve ka shkuar që ta fikë një zjarr në fshatin Qubrel të Skenderajt, mirëpo te vendi i quajtur “Përroi i Keq” ata hasën në një veturë.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se pas marrjes së të dhënave, Policia ka vërtetuar se i njëjti automjet është raportuar si i vjedhur një ditë më parë në fshatin Klodernicë të të njëjtës komunë.

Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se automjeti nuk ka pasur asnjë dëm dhe i është kthyer pronarit.

/GazetaSinjali/