image Zjarrfikësit dhe Policia shkojnë për ta shuar zjarrin, gjejnë armë në shtëpinë që kishte marrë flakë në Hoçë të Prizrenit

Siguri

Zjarrfikësit dhe Policia shkojnë për ta shuar zjarrin, gjejnë armë në shtëpinë që kishte marrë flakë në Hoçë të Prizrenit

news image

Një objekt është përfshirë nga flakët në fshatin Hoçë e Qytetit të komunës së Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1:30 pas mesnate, ku policia me të marr informatën bashkë me zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se zjarri kishte kapluar një objekt si pjesë e veçantë e shtëpisë ku kishte vegla pune. Gjatë shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit kanë hasur në një armë automatike e tipit AK47 si dhe dy karikatorë të zbrazët.

Në lidhje me rastin është informuar hetuesia dhe forenzika, të cilët kanë dalur në vendngjarje dhe kanë sekuestruar armën.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”.

/GazetaSinjali/