image Tre persona e therin me skalper një zjarrfikës në Prizren

Siguri

Tre persona e therin me skalper një zjarrfikës në Prizren

news image

Tre persona e kanë sulmuar dhe e kanë goditur me skalper një zjarrfikës, të premten rreth orës 15:30, në fshatin Gjonaj të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Ata dyshohet se kanë shkuar në nënstacionin e zjarrfikësve dhe e kanë sulmuar zjarrfikësin.

Për shkak të lëndimeve që ka marrë, ai është dërguar për tretman mjekësor.

Po ashtu, të dyshuarit dyshohet se e kanë demoluar edhe nënstacionin e zjarrfikësve.

Policia ka njoftuar se është duke e hetuar rastin, i cili është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”./Gazeta Sinjali/