Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar dy persona nën rrënojat e pallatit 6-katësh i cili u shemb në Durrës.
Shefi i zjarrfikësve të Vlorës, Luan Kapaj, pas orëve të tëra përpjekje, ka thënë se kanë arritur t’i shpëtojnë dy jetë njerëzish, shkruan Gazeta Sinjali.
“Rasti na u dha në një pallat 6-katësh, ku 3 kate ishin rrafshuar dhe ishin bërë një kat, ndërhymë atje ku ne me aq mundësi sa patëm shpëtuam dy jetë njerëzish. Operacioni ishte shumë i vështirë, u futëm në një situatë ku mund të humbnim dhe ne jetën, por fati e deshi që ne i shpëtuam dy jetë njerëzish” rrëfeu për A2, zjarrfikësi hero.
Bashkia e Vlorës i ka dhënë titullin “Mirënjohje e Qytetit” për Luan Kapaj dhe ekipin e zjarrfikësve të Vlorës.