image Zjarrfikësi 22-vjeçar kapet me 13 doza kokainë, përfundon në Polici

Shqipëri

Zjarrfikësi 22-vjeçar kapet me 13 doza kokainë, përfundon në Polici

news image

Një 22-vjeçar, i cili me detyrë është zjarrfikës në Roskovec të Shqipërisë, është arrestuar nga policia nën akuzën e shitjes së narkotikëve.

I dyshuari i cili ra në pranga është Eldi Shehaj, ku gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat në automjetin “Honda Civic” që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E.SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

/GazetaSinjali/