image Zjarret në Shqipëri/ Situata vazhdon të jetë problematike në Kukës

Shqipëri

Zjarret në Shqipëri/ Situata vazhdon të jetë problematike në Kukës

news image

Zjarri në disa zona në Kukës po vazhdon të jetë aktiv, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri raportojnë se në malin sipër tunelit të Kalimashit zjarri është fikur, por është duke u mbajtur nën vëzhgim për të shmangur një riaktvizim të vatrave.

Njëkohësisht Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri pak më herët ka njoftuar se në qarkun e Kukësit është bërë i mundur izolimi i vatrës tek zona Qafa e Kumbullës, Forcat Sigurisë së Kosovës kanë punuar nga ana e Lakut të Mollës, e cila vijon të jetë aktive me intesitet të lartë që është në kufi me Pukën.

Edhe ana nga Laku i qershive situata vijon të mbetet problematike. Terreni ndërlikon punën e forcave nga toka si pasojë e pjerrësisë dhe zonës shkëmbore, por fatmirësisht deri në këto momente nuk përbën rrezik për banesat.

/Gazeta Sinjali/