image Zjarret në Shqipëri/ Situata problematike, disa zona ende aktive

Shqipëri

Zjarret në Shqipëri/ Situata problematike, disa zona ende aktive

news image

Situata e zjarreve në Shqipëri vazhdon të jetë problematike në disa zona, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri, përmes një njoftimi bënë me dije se puna është duke vazhduar pa u ndalur dhe aktualisht po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të Malit të Tërbunit, e cila është zhvilluar nën ndikimin e erës.

Raportohet se 42 efektivë të Forcave të Armatosura dhe rreth 30 forca të pushtetit vendor po punojnë për vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në fshatin Dardhë, ku situata është delikate dhe po punohet nga ajri me helikopter për ta izoluar.

Ndërsa, në fshatin Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërkohë që ende vazhdon operacioni nga toka dhe ajri.

Në qarkun e Lezhës, ditën e djeshme është arritur 60% e izolimit të vatrave ndërsa në bashkinë e Mirditës, vatra e zjarrit është me intensitet më të ulët.

Në “Majën e Rrunës” situata e vatrave të zjarrit vazhdon të jetë problematike. Por, në njoftim thuhet se terreni i vështirë nuk e ka ndaluar punën e efektivëve të cilët vijojnë edhe sot të punojnë nga toka për vënien nën kontroll të disa prej vatrave.

Në fshatin Kaçni në Dibër, gjatë natës zjarri është zhvilluar në dy vatra dhe falë punës së efektivëve është mundësuar që deri në fund të ditës së sotme të izolohet. /GazetaSinjali/