image Zjarr në qendër të Suharekës (VIDEO)

Siguri

Zjarr në qendër të Suharekës (VIDEO)

news image

Para pak çastesh në Suharekë është parë një zjarr, i cili duket se ka kapluar gjëra, pranë një kioske.

Nga pamjet e publikuara, kuptohet se zjarri ka shpërthyer afër shkollës fillore “7 Marsi”, në qendër të këtij qyteti, ndërkohë që disa qytetarë vrapojnë për ta fikur atë, me gjasë.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky zjarr, ndërkohë që shkaqet janë të panjohura.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili thotë se në vend të ngjarjes janë njësitet relevante dhe se do të zhvillohen hetimet mbi shkaqet e zjarrit.

Sipas tij, bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.

/GazetaSinjali/