image 42 mijë qytetarë ikën më 2021, Hoti: Kjo do të na kushtojë shumë - Sinjali

42 mijë qytetarë ikën më 2021, Hoti: Kjo do të na kushtojë shumë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se trendi i emigrimit nga Kosova është i një përmase të madhe.

Ai tha se 42,728 persona, apo 2.4% e popullsisë, kanë emigruar gjatë vitit 2021.

“Duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar këtë trend. Tendenca për të emigruar ekziston në të gjitha vendet në rajon, por në rastin tonë përmasat janë të mëdha dhe në rritje nga viti në vit”, ka shkruar Hoti.

Deputeti i LDK-së, thotë se nga Kosova po ikë pjesa reproduktive, e që për pasojë do të ketë një ulje drastike të natalitetit.

Duke qenë se këta persona janë pjesa më reproduktive e popullsisë, në afat të gjatë kjo shkallë e emigrimit do të shkaktojë ulje drastike, jo të natyrshme, të trendit të natalitetit në vitet dhe dekadat e ardhshme”, ka shkruar Hoti krahas statistikave të publikuara.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: