Një zjarr ka përfshirë një nga dhomat e spitalit në Korçë, mbrëmë pas mesnate, raportojnë mediat në Shqipëri.
Si pasojë e zjarrit ka marrë djegie të lehta një pacient 62-vjeçar me iniciale B.D, nga Korça, transmeton Sinjali.
Për shkak të lëndimeve, Policia ka njoftuar se 62-vjeçari po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas dyshimeve të para, incidenti ka ndodhur për shkaqe aksidentale.