Një reklamë në një pompë të derivate në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, konkretisht në rrugën “Nëna Terezë” është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka njoftuar një sinjalizues i Gazetës Sinjali, të cilin informacion e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë dhe Policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka të lënduar.
“Sot me datë 19.10.2020 rreth orës 11:05, policia ka pranuar informatën lidhur me një zjarr në një pompë te derivateve ne rr. Nënë Tereza ne Fushë Kosovë. Menjëherë njësiti policor ka dal ne vendin e raportimit dhe ka njoftuar se nga zjarri është përfshirë një reklamë e pompës. Janë njoftuar zjarrfikësit, zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për ndonjë person te lënduar”, thuhet në deklaratën e policisë./Gazeta Sinjali/