image Zjarr në një fshat në Gjakovë, Policia jep detaje

Siguri

Zjarr në një fshat në Gjakovë, Policia jep detaje

news image

Një zjarr masiv ka përfshirë një pjesë të pyllit në fshatin Koshare-Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mësohet se flakët janë shfaqur në orët e pasdites, rreth orës 13:50.

Ndërhyrja e Policisë dhe Zjarrëfikësve ishte e menjëhershme dhe është arritur të lokalizohet zjarri.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 13:50, policia është njoftuar se në fshatin Koshare-Gjakovë një pjesë e pyllit ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arritur të lokalizohet zjarri. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është inicuar rast “Zjarrvenje”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/