Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Suk të Fierit në Shqipëri.
Enver Hatijas mësohet se i janë djegur rreth 1000 dengje bari dhe një furgon me karroceri nga zjarri i madh.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, por forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ashtu sikurse edhe kryebashkiaku i Roskovecit.