image Djali dyshohet se sulmoi prindin dhe një familjare për 5 euro në Pejë

Siguri

Djali dyshohet se sulmoi prindin dhe një familjare për 5 euro në Pejë

news image

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindin e tij dhe një familjare, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 22 qershor, rreth orës 22:35, në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.

Burimet bëjnë të ditur se viktima ka deklaruar se, pasi ishte kthyer në banesë, djali i tij i kishte kërkuar 5 euro.

Sipas deklarimit të viktimës, pasi nuk kishte para për t’ia dhënë, i dyshuari dyshohet se ka filluar ta sulmojë atë dhe një familjare tjetër.

Pas raportimit, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin Policor, ku është intervistuar nga hetuesit.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/