Një pronë afër shkollës “Pavarësia”, në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri, pasditen e sotme, rreth orës 16:00, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga qendra e zjarrfikësve.
Nga kjo qendër thanë se zjarri është lokalizuar shumë shpejt dhe nuk ka pasur ndonjë rrezik.
Si pasojë e tij, zjarrfikësit thanë se është djegur vetëm ca bar i thatë./Gazeta Sinjali/