image Zinedine Zidane arsyetohet për eliminimin nga Superkupa

Futboll

Zinedine Zidane arsyetohet për eliminimin nga Superkupa

news image

Zinedine Zidane është shprehur se pjesa e parë ishte e vështirë dhe ajo që e penalizoi ekipin ishin golat e pranuara në fillim të ndeshjes, shkruan Sporti në Sinjali.

“Pjesa jonë e parë ishte e vështirë, ne nuk e filluam ndeshjen mirë. Është ajo që ata kishin, dy raste dhe dy gola. Ka qenë e komplikuar. Kur je 0-2 është gjithmonë e vështirë. Pastaj kemi pasur një pjesë të dytë më të mirë, krijuam raste, goditëm shtyllën, shënuam një gol”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.

Por, trajneri Zidane është shprehur se do të vazhdojnë të punojnë fort edhe më tutje.

“Ajo që ne do të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë, nuk ka mundësi tjetër. Tani, të pushojmë mirë dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër”, ka thënë trajneri. /Sporti në Sinjali/