image Konfirmohet: Zidane zyrtarisht nuk do të bëhet trajner i PSG-së

Futboll

Konfirmohet: Zidane zyrtarisht nuk do të bëhet trajner i PSG-së

news image

Zinedine Zidane zyrtarisht nuk do të jetë trajner i PSG-së.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi, duke theksuar se ata kanë vendosur për një opsion tjetër.

“Unë e dua Zidane. Por unë do t’ju them një gjë, PSG nuk ka folur kurrë me të, as direkt dhe as indirekt.

Kemi vendosur për një opsion tjetër si menaxher i ri – opsioni më i mirë për idenë tonë taktike”, është shprehur ai.

Trajneri i ri i parisienëve do të jetë Christophe Galtier, me klubin francez që është duke punuar në këtë drejtim.

/GazetaSinjaliSport/