image Zidane i jep shpresa PSG-së për t'u bërë trajner i klubit francez në të ardhmen

Futboll

Zidane i jep shpresa PSG-së për t’u bërë trajner i klubit francez në të ardhmen

news image

Zinedine Zidane edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e PSG-së për sezonin e ardhshëm.

Tekniku francez kërkohej me ngulm nga PSG që të bëhej trajner i ri i klubit, megjithatë sipas raportimeve ai e refuzoi këtë ofertë.

Ish-mesfushori i Real Madridi megjithatë i ka dhënë shpresa parisienëve se një ditë mund të lëvizë atje.

I pyetur për punën e Paris Saint-Germain si trajner një ditë, ai tha: “Kurrë mos thuaj kurrë. Si menaxher, nuk ka 50 klube ku mund të shkoj. Ka dy ose tre mundësi”, tha ai për L’Équipe.

Ndërkohë parisienët janë afër që të emërojnë trajner të ri, Christophe Galtier i cili ishte trajner i Nices sezonin e kaluar.

/GazetaSinjaliSport/