Granit Xhaka ka marrë një surprizë të këndshme nga bashkëlojtarët dhe stafi pas arritjes së paraqitjes jubilare me Arsenalin në ligë.
Xhaka zhvilloi paraqitjen e 200-të në ndeshjen e 30 tetorit në fitoren 5-0 ndaj Nottingham Forestit, duke u bërë lojtari i 17-të në histori të klubit që prek këtë shifër.
30-vjeçari u surprizua nga drejtori sportiv i klubit, Edu, i cili solli në qendrën stërvitore ‘Colney’ një dhuratë simbolike pas arritjes së 200 paraqitjeve në ligë me klubin londinez.
???? Celebrating 200 @PremierLeague appearances…
— Arsenal (@Arsenal) November 12, 2022
???? Alongside the team who make every day count