Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës-Serbi. Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit te enjten, përcjell Sinjali.
Ky takim me Miroslav Lajçak vjen në ditën kur në Bruksel do të flitet për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Të martën Kryeministri Kurti mori një telefonatë nga sekretari amerikan, Antony Blinken, ku epiqendra e bisedës ishte dialogu Kosove-Serbi.
SHBA-ja po kërkon dinamikë në dialog, e për dialog zyrtarisht ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, poqë e pranon mbështetjen amerikane në këtë drejtim.
Ndërkohë, të mërkurën Kosova e ka pranuar raportin nga Bashkimi Evropian.