Sulmuesi i krahut i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, po qëndron në Kosovë për pushime të fundvitit.
E këtë pushim ai e ka shfrytëzuar për të shfaqur anën e tij humane.
Ai ka shpërndarë qindra dhurata për fëmijët që po trajtohen në Pediatri në QKUK.