Edon Zhegrova është stërvitur për herë të parë me klubin e ri, Lille.
Zhegrova nisi stërvitjet menjëherë pas prezantimit me të cilin klub ka nënshkruar kontratë deri më 2026.
Premier entraînement avec les Dogues ce matin pour Edon Zhegrova ⚜ pic.twitter.com/aAbHhZbaIb
— LOSC (@losclive) January 15, 2022
Në prezantim ai tha: “Lille është një klub i madh. Ata përfunduan të parët në grup në Ligën e Kampionëve. Kam parë disa ndeshje. Ka shumë cilësi kjo skuadër dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.
Zhegrova pas stërvitjeve, do të mësojë nëse do të ftohet për sfidën e nesërme që Lille do ta zhvillojë me Marseille. /Gazeta Sinjali Sporti/