Ende nuk është gjetur Remzije Mustafa, e lindur në vitin 1960, banuese në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku edhe është parë për herë të fundit.
Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se që nga dita e raportimit të gruas së zhdukur deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si : Intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme dhe analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin në fjalë.
Megjithatë, Remzije Mustafa, vazhdon të jetë e zhdukur, për këtë arsye policia ka një apel për qytetarët.
“Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së saj, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në numrin 080019999”. /Gazeta Sinjali/