image Zhduket një vajzë nga Gjakova, nuk dihet asgjë rreth saj qe nëntë ditë

Policia/ Zhduket një vajzë nga Gjakova, nuk dihet asgjë rreth saj qe nëntë ditë

news image

Një vajzë është zhdukur nga qyteti i Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se vajza është e zhdukur që nga 2 shkurti, ndërsa rasti është lajmëruar dje nga nëna e saj.

“Ankuesja femër  kosovare ka raportuar se vajza e saj femër  kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Viktimën e kanë kërkuar tek familjarët, por nuk është gjetur”, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/