image Zhduket një vajzë në Podujevë, babai e raporton në polici

Siguri

Zhduket një vajzë në Podujevë, babai e raporton në polici

news image

Pothuajse çdo ditë është duke u raportuar për ndonjë person të zhdukur në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme, një person nga Podujeva ka raportuar se vajza e tij është zhdukur, tash e dy ditë dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Policia ka njoftuar se babai i vajzës së zhdukur u ka thënë hetuesve policorë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia të premten në ora 18:00.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast./Gazeta Sinjali/