Një baba ka raportuar dje në polici se i është zhdukur vajza e tij e mitur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Halit Geci” në Prishtinë.
Ai ka deklaruar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia më 18 mars dhe që nga atëherë nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Policia thotë se “rasti është duke u hetuar”. /Gazeta Sinjali/