image Zhduket një vajzë e mitur në Klinë, babai e raporton rastin në Polici - Sinjali

Zhduket një vajzë e mitur në Klinë, babai e raporton rastin në Polici

news image

Në fshatin Klinafc të Komunës së Klinës, para dy ditësh, rreth orës 14:00, një person i nacionalitetit egjiptian ka njoftuar Policinë se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili tha se lidhur me këtë ngjarje është njoftuar prokurori i shtetit, si dhe kanë filluar hetimet për ta gjetur të miturën.

“Më datë 30.11.2020, rreth orës 14:00, një person ka raportuar në Polici, se në po të njëjtën datë, vajza e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia për në drejtim të panjohur. Policia është duke bërë përpjekje për të lokalizuar vendqëndrimin e të zhdukurës dhe lidhur me këtë janë marrë masat adekuate. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka iniciuar hetimet dhe rastin e ka cilësuar si person i zhdukur.”

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin