image Zhduket një reportere ukrainase, besohet se u kap nga forcat ruse
[wp-story id="814678"]

Botë

Zhduket një reportere ukrainase, besohet se u kap nga forcat ruse

news image

Një medium ukrainas ka thënë se një reportere në juglindje të vendit është zhdukur dhe besohet se po mbahet nga forcat ruse.

“Hromadske” tha se reporterja Victoria Roshchina u dëgjua për herë të fundit më 12 mars, një ditë pas paraqitjes së saj me një storie nga qyteti Enerhodar i pushtuar nga Rusia.

Komisionerja e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Liudmyla Denisova, tha sot se qeveria besonte se ajo ishte rrëmbyer nga forcat ruse në qytetin Berdiansk, i cili është në bregun e Detit të Zi dhe gjithashtu nën pushtimin rus, shkruan CNN.

Hromadske është një stacion i vogël transmetimi që filloi në 2013 dhe është i lidhur me protestat e Maidan në Kiev që filluan atë vit.

Zhdukja e Roshchina vjen mes raporteve për aktivistë dhe zyrtarë të tjerë që mbahen kundër vullnetit të tyre në pjesë të tjera të Ukrainës të pushtuar nga Rusia.

/GazetaSinjali/