image Zhduket 64-vjeçarja me demencë në Prishtinë – familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Sinjalizime

Zhduket 64-vjeçarja me demencë në Prishtinë – familja kërkon ndihmë për ta gjetur

news image

Një grua 64-vjeçare është raportuar e zhdukur në Prishtinë, pasi ishte larguar në drejtim të panjohur dhe familjarët nuk kanë arritur ta lokalizojnë më, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 21 maj 2026 rreth orës 16:30 në Stacionin Policor “Jugu” është paraqitur E. B, e cila ka raportuar zhdukjen e motrës së saj, Ziba Bajraktari.

Sipas deklarimit të saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 pranë furrës “Qerimi” në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari”, ku kishte qenë bashkë me motrën e saj.

Në një moment, 64-vjeçarja ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ishte parë më.

Familjarët kanë bërë të ditur se Ziba Bajraktari vuan nga demenca, çka ka ngritur shqetësim serioz për sigurinë e saj.

Pas raportimit, Policia ka nisur procedurat e kërkimit dhe me udhëzim të Prokurores për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/