Një medium ukrainas ka thënë se një reportere në juglindje të vendit është zhdukur dhe besohet se po mbahet nga forcat ruse.
“Hromadske” tha se reporterja Victoria Roshchina u dëgjua për herë të fundit më 12 mars, një ditë pas paraqitjes së saj me një storie nga qyteti Enerhodar i pushtuar nga Rusia.
Komisionerja e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Liudmyla Denisova, tha sot se qeveria besonte se ajo ishte rrëmbyer nga forcat ruse në qytetin Berdiansk, i cili është në bregun e Detit të Zi dhe gjithashtu nën pushtimin rus, shkruan CNN.
Hromadske është një stacion i vogël transmetimi që filloi në 2013 dhe është i lidhur me protestat e Maidan në Kiev që filluan atë vit.
Zhdukja e Roshchina vjen mes raporteve për aktivistë dhe zyrtarë të tjerë që mbahen kundër vullnetit të tyre në pjesë të tjera të Ukrainës të pushtuar nga Rusia.