Një person i cili jetonte i vetëm në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë është zhdukur tash e dhjetë ditë, raporton Gazeta Sinjali.
Humbjen e tij në polici e ka paraqitur një mik i tij, i cili ka thënë se ai ishte larguar nga shtëpia dhjetë ditë më parë dhe më nuk është kthyer.
“Rr. Rexhep Luci, Prishtinë 19.04.2021 Ankuesi mashkull /kosovar ka njoftuar se miku i tij mashkull /kosovar i cili jeton vetëm, para 10 dite ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e tij”, thuhet raportit në polici./Gazeta Sinjali/