image Zhduket një i mitur në Skenderaj

Siguri

Zhduket një i mitur në Skenderaj

news image

Është raportuar në polici se gjatë ditës së hënë një i mitur në fshatin Kopiliq të komunës së Skenderajt është zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, rastin në polici e ka raportuar babai i të zhdukurit i cili ka thënë se i mituri është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00, në fshatin Kopiliq të Skenderajt./GazetaSinjali/